Lista e zezë e nëpunësve të korruptuar e publikuar nga kryeministri Rama, është bërë sot ‘ushqim’ për mediat, për politikën dhe për institucionet.
Ish- ministri i Drejtësisë, deputet i Opozitës PD, Eduard Halimi, iu ka bërë thirrje prokurorëve dhe gjykatësve që të reagojnë kundër kryeministrit Rama, dmth., ‘ta dërgojnë në gjyq”.
Por ka ndodhur e kundërta.
Prokurori i përgjithshëm, Llalla, ka shkarkuar nga detyra dy prokurorë të përmendur në listë.
“Prokurori i Përgjithshëm ka shkarkuar nga detyra dy prokurorë”, raporton oraneës.
Prokurori i Përgjithshëm shkarkon nga detyra prokurorin e rrethit të Korçës, Kol Hysenaj dhe atë të Laçit, Hysni Vata.
Këta dy prokurorë ishin në listën e publikuar sot pasdite nga kryeministri Edi Rama.