Liz Truss është zyrtarisht pasuesja e ish-kryeministrit britanik Boris Johnson në krye të Partisë Konservatore.
Ata dolën pas një gare prej pesë raundesh mes tetë kandidatëve.
Liz Truss mori 81 mijë e 326 vota nga anëtarësia e Konservatorëve, ndërsa Sunak regjistroi vetëm 60 mijë e 399 vota.
Truss deklaroi fillimisht se është një nder që u zgjodh si kryetare e partisë.
Ajo falënderoi stafin e partisë “për organizimin e një prej intervistave më të gjata të punës në histori”.
Ish-kryediplomatja falënderoi sakaq familjen, miqtë dhe mbështetësit e saj.
Truss rezervoi disa fjalë edhe për udhëheqësin në largim, “mikun tim Boris Johnson”.
“Boris, realizove Brexit-in. Mposhte Jeremy Corbyn, shpërndave vaksinat. Dhe qëndruat kundër Vladimir Putinit. Ju admiroheni nga Kievi në Carlisle”, u shpreh ajo.
Partia Konservatore filloi t’i lejonte anëtarët të zgjidhnin liderin vetëm pas vitit 1997.
Kjo është hera e katërt që mbahet një votim i të gjithë anëtarëve.
Kur deputetët konservatorë votuan që Boris Johnson të bëhej kryeministër në vitin 2019, 92 mijë e 153 anëtarë të partisë e votuan atë në detyrë.
Laburistët filluan t’u japin anëtarëve të saj një votë në zgjedhjet e lidershipit pas humbjes së tyre në 1979.
Por anëtarët laburistë nuk kanë pasur kurrë shansin të votojnë në një garë lidershipi ndërsa partia ka qenë në qeveri.
Kur Tony Blair dha dorëheqjen, Gordon Brown u zgjodh për ta zëvendësuar atë pa kundërshtarë.