Sot në mëngjes, Adriatik Llalla ka lënë zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme pas mbarimit të mandatit. Në vend të tij zonja Arta Marku ka zënë zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, por kësaj here me emërtimin ‘prokurore e përkohshme’.
E zgjedhur dje me më pak se gjysmën e votave në Kuvend, kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku e ka marrë sot detyrën nga paraardhësi i saj, Adriatik Llalla.
Ka qenë një ceremoni e thjeshtë e bërë në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku Llalla i ka dorëzuar detyrën Markut.
Në ora 11.00 zonja Marku do të paraqitet në zyrën e Kuvendit- si takimi i parë zyrtar pas marrjes së detyrës.
Veritas.com.al/