(FOTO: Pamja si është fiksuar ngjarja Carrington në vitin 1959)
Në 1959 një stuhi e fuqishme diellore gjeomanjetike shpërtheu duke shpërndarë në Tokë disa copëza e duke shkaktuar aurora të mrekullueshme në qiell që dukeshin deri në jug të Karaibeve. Telegrafët e kohës, teknologjia më e zhvilluar e kohës, i ra shkurt dhe i quajti zjarre. Ngjarja u quajt me emrin Ngjarja e Karingtonit.
Toka është gati të përjetojë edhe një tjetër. Pavarësisht lajmeve që do përhapen, pasojat do të jenë më katastrofike se ndonjë sulm terrorist.
Sipas vlerësimeve më të fundit të shkencëtarëve, mundësia është një në tetë që të ketë një stuhi masive diellore e cila mund të godasë Tokën në fund të dekadës.
Analistët kanë studiuar me kujdes ndikimin e mundshëm që mund të ketë në vitet në vazhdim. Në 2013, tregu i sigurimeve në Londër “Looyd” vlerësoi se stuhia e nivelit Karington, që ndodh përafërsisht çdo 150 vjet, mund të lëre 20-40 milionë amerikanë pa anergji elektrike nga 16 ditë në 2 vjet.
Kostoja totale e një skenari të tillë vlerësohet të jetë 600 miliard deri në 2.6 trilion dollarë, deklaron Lloyd’s.
Siç vëren dhe raporti, shoqëria moderne “varet shumë tek elektriciteti” dhe një stuhi edhe më e vogël diellore, që mund të ndodhë shpesh, mund të krijojë një dëm të madh ekonomik. Raporti nxit masat mbrojtëse që duhen marrë për të siguruar transformatorët për stuhi të tilla.
“Rrjeti elektrik mund të forcohet ndaj rrymave të tilla gjeomanjetike në rajonet me rrezikshmëri të lartë. Ndërsa masa të tilla kërkojnë kosto shtesë për kompanisët e rrjeteve elektrike, kostoja e parandalimit është më e vogël se ajo e dëmeve që mund të shkaktojë një stuhi e vetme.”
Pasojat e një stuhie të tilla do të ishin të njëjta me EMP-në masive, ose pulsimet elektromanjetike, që shkaktohen nga shpërthimi i një arme bërthamore në lartësi të mëdha.
/Veritas.com.al/