Loja e së ardhmes së Afganistanit duket se luhet në Doha. Aksi me Turqinë funksionon, dhe gjithashtu mund të jetë vendimtar edhe për Evropën

Nga: Lorenzo Vita

Në “Lojën e Madhe” Afgane, ekziston një shtet që ka marrë një rol kryesor: Katari. Së pari si selia e dialogut midis talebanëve dhe Shteteve të Bashkuara, pastaj si bazë për diplomacitë ndërkombëtare që janë larguar nga Kabuli, sot në Doha po luhet një pjesë e fatit të Afganistanit.

Loja e Katarit ka vazhduar për shumë vite. Siç shpjegon Middle East Eye, Doha ka lëvizur në majë të gishtave që nga emirati i parë taleban, ai para “luftës së pafund” të Shteteve të Bashkuara. Një strategji komplekse, e cila kaloi nga ndërmjetësimi për shkëmbimin e të burgosurve në bërjen e selisë së negociatave midis administratës së Donald Trump dhe “studentëve të Kuranit”. Dhe tani është pikërisht nga Katari që shumë (duke filluar me talebanët) presin sigurinë e aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, i cili është bërë qendra e vërtetë për tërheqjen nga vendi dhe arratisjen e mijëra civilëve. Një rol që, së bashku me Turqinë, mund të jetë copa e fundit e mozaikut të Dohas në Azinë Qendrore.

Për çiftin Katar-Turqi kjo është një shenjë tjetër e ndarjes së strategjive të tyre përkatëse. Një lidhje e konsoliduar gjatë viteve të fundit dhe e cila bazohet jo vetëm në baza ekonomike dhe politiko-fetare (Vëllazëria Myslimane), por edhe strategjike (turqit i kishin burrat e tyre në Katar që nga koha e bllokut saudit kundër emiratit).

Boshti midis dy shteteve reflektohet tani edhe në çelësin aziatik, me Turqinë që përpiqet të zgjerojë ndikimin e saj në zonë dhe me Katarin që e di se është bërë edhe një herë fondamental si një aleat i Perëndimit për zgjidhjen e një nyjeje vendimtare si ajo afgane. Objektiva të cilave u shtohet edhe ajo më pak evidente, por po aq e rëndësishme për dy qeveritë, për të bllokuar lëvizjet e Emirateve të Bashkuara Arabe, rivale strategjike e të dy vendeve. Dhe jo rastësisht ështe Abu Dhabi qe mirepriti ish -presidentin afgan Ghani.

Loja e aeroportit mund të jetë vendimtare. Vetëm talebanët nuk janë në gjendje të rivendosin infrastrukturën, e lëre më trafikun ajror. Për të pasur një aeroport funksionues, kane nevojë për njohuri teknologjike që nuk mund të improvizohen. Dje, ministri i jashtëm i Katarit tha se vendi “po punon me talebanët” për të rihapur aeroportin Hamid Kharzai, duke konfirmuar koordinimin me turqit. Rexhep Tajip Erdogan kishte nisur prej kohësh idenë e një garnizoni ushtarak turk në Kabul për të kontrolluar aeroportin, por propozimi i tij u bllokua nga disa “jo” të talibanëve dhe nga tërheqja e përgjithshme e NATO -s, e cila gjithashtu përfshiu Ankaranë. Lënia e disa njerezve atje e bëri të pamundur çdo lloj misioni. Por takimi të mërkurën në Doha midis një prej udhëheqësve talebanë, Mohamad Abbas Stanekzai, me ambasadorin turk në Katar, Mustafa Kokso, nuk duhet nënvlerësuar. Zëdhënësi i talebanëve tha se “zotërit” e rinj të Kabulit shpresojnë se “marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme” do të arrihen me Ankaranë.

Dhe është një element që mund të jetë i dobishëm për të kuptuar rolin e mundshëm turk në menaxhimin e arratisjes së mundshme (jo të sigurt) të shumë afganëve nga toka drejt Evropës. Nëse çifti Erdogan-al Thani arrin të menaxhojë rolin e një interlokutori të privilegjuar me talebanët, është e qartë se për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara kanali i vërtetë diplomatik dhe në terren me Emiratin mund të jenë pikërisht dy vendet e Lindjes së Mesme.

VERITAS.COM.AL