TOKIO- Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojrat Olimpike në kategorinë 48 kilogramë. Sportistja 25-vjeçare mposhti në finale vendesen nga Japonia Funa Tonaki, duke siguruar medaljen e dytë të artë në Lojrat Olimpike për Kosovën.
Pas fitores Distria është shprehur se ‘është shumë e lumtur për familjen dhe Kosovën’, ndërsa ‘dardanët’ kanë mundësi për medalje të tjera në Tokio, pasi në ditët në vijim do garojë edhe Majlinda Kelmendi.
Me një fotografi të xhudistes 25-vjeçare Distria Krasniqi, Kryeministri Edi Rama e ka uruar atë për fitoren spektakolare dhe medaljen së artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 48 kilogramë.
“Luaneshë!”, shkruan Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook.
“Bravo, Bravo, Bravo, respekt”, shton ai.