Një ceremoni plot ngjyra, që zgjati afërisht tre orë, e celebruar nga arti Brazilian, u mbajt në Marakanën e lagur.
Mes të gjithave binin në sy vitrinat mbresëlënëse të Tokios dhe parada e karnavaleve kumbues.
“Ishin Olimpike të mrekullueshme, në një qytet të mrekullueshëm”, tha shefi i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach.
“Mbi 16 ditët e bashkimit në Brazil frymëzuam botën, në një kohë të vështirë për të gjithë, në një kënaqësi të papërmbajtshme për jetën”
Bach zyrtarisht mbylli Lojrat e 31- ta Olimpike pas 16 ditë gara, ku debutuan 11. 303 atletë nga 206 vende dhe një ekip i refugjatëve.
Një nga duartrokitjet më të mëdha ishte e asaj nate kur kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe u paraqit me veshjen e karaktereve kompjuterike t Lojrave, Super Mario, duke ngritur në qiell tubat e panumërt ngjyrë të blertë në stadium.
Ceremonia, e shikuar nga miliarda kudo në botë, paraqiti paradën e atletëve dhe fikjen dramatike të flakës së Olimpikeve.