Nga CHARLIE SPIERING/

-John Podesta qante pa pushim. Bill Clinton vetëm qante. Hillary Clinton përqafonte anëtarët e ekipit të saj që përjetonin ditë zie

-Ajo kërkoi që secili të dërgojë në shtëpi nga një trëndafil.

-“Nuk dua ta sheqeros: Këto kanë qenë ditë shumë- shumë të vështira”, tha Clinton

-Clinton iu kërkoi “të kthehen në shtëpi dhe të mbeten luftëtarë” për kauzën në të cilën besojnë.

-“Merrini qentë dhe shëtitini. Në qoftë se keni qen”, tha Hillary

 

Kandidatja e humbur në fushatën presidenciale, Hillary Clinton, mori pjesë në një takim me stafin e saj në New York, në përpjekje për t’i ndihmuar anëtarët e stafit që të mësohen me humbjen dhe të përshtaten me qëndrimin e saj ndaj Presidentit të zgjedhur, Donald Trump.

Anëtarët e stafit ishin të mbytur në lot. John Podesta qante pa pushim. Bill Clinton vetëm qante. Hillary Clinton përqafonte anëtarët e ekipit të saj që përjetonin ditë zie.

Pasi dikush i solli 1,000 trëndafila të kuq, zonjës Clinton iu krijua një situatë e dhimbshme.

Hillary Clinton i shpjegoi stafit të saj se trëndafilat e kuq ishin sjellë nga një grup njerëzish që “luftuan kundër seksizmit, kundër racizmit, kundër homofobisë, kundër ksenofobisë dhe të gjithë janë të frikësuar nga fjalët që ne të gjithë i kemi dëgjuar kaq shpesh”, tha Clinton.

Ajo kërkoi që secili të dërgojë në shtëpi nga një trëndafil.

“Mendo për shpresën që trëndafili përfaqëson dhe për dashurinë njerëz në të gjithë vendin kanë për të gjithë ne”, tha ajo.

Ajo iu kërkoi anëtarëve të stafit që ta shijojnë këtë takim, por “edhe mendoni se çfarë të bëjmë që të sigurojmë prova për “love trumps hate” (dashuri për urrejtje ndaj Trampit!- parulla që po përdoret në protesta- shënim i Veritas.com.al/), tha Clinton.

Po dje, gjatë një sesioni të “konference- call” ajo bëri një terapi- sipas Huffington Post.

“Nuk dua ta sheqeros: Këto kanë qenë ditë shumë- shumë të vështira”, tha Clinton gjatë konferencës.

Kjo është një kohë e vështirë për vendin tonë. Mendoj se të gjithë kanë parë se si po reagojnë njerëzit; dhe kjo që po bëjmë ne është shumë e rëndësishme. Me sa duket jemi në rrugë që të fitojmë votën popullore, dhe atëherë do të duket volumi i punës sonë.

Clinton inkurajoi gjithë anëtarët e stafit që “të kthehen në shtëpi dhe të mbeten luftëtarë” për kauzën në të cilën besojnë.

Duke paraqitur para stafit një foto “surprizë” me qenin e saj, inkurajoji stafin që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Merrini qentë dhe shëtitini. Në qoftë se keni qen”, tha Hillary

Veritas.com.al/