Nga Ilir Meta*

Është e qartë se LSI-ja ka vetëm garë me shtetin që po keqpërdoret nga ish-bashkëkryetari për vendin e parë dhe LSI është forcë e paparë e këtë do shihni në 25 qershor. Për sa i takon Lulit, nuk e kuptoj për këtë garë të dëshpëruar që ka nisur me PDIU për vendin e tretë. Vendine tretë në Dibër, në Elbasan…Rrezikon të mbetet i treti ose i katërti në shumë qarqe të Shqipërisë.

Natyrisht që ka një aleancë të hapur, kjo nuk është më e fshehtë, një aleancë “errësire” bazuar në një plan të zi të dy individëve për të manipuluar opinionin publik për interesa të tyre dhe të oligarkisë, jo të qytetarëve shqiptarë, jo të socialistëve, jo të demokratëve, që janë tani të përjashtuar totalisht nga çdo lloj vendimarrje nga drejtimi i këtyre dy forcave politike.

Kjo është një aleancë që synon t’u imponohet shqiptarëve përmes frikësimeve qesharake, manipulimeve, përmes keqpërdorimit të Policisë, që ende drejtohet nga një ndër përgjegjësit kryesorë të ndërmarrjes së drogës, që turpëroi gjithë Shqipërinë dhe kriminalizoi gjithë vendin, që qëndron aty vetëm si rezultat i shkëmbimit që është bërë në kurriz të standardit të zgjedhjeve të drejtorit të OSHEE-së me atë të Policisë së Shtetit.

Nuk do të flas më shumë, ia kam çuar një mesazh zotit Rama lidhur me “Haki Drogën”, i cili nuk duhet të përdorë më Policinë e Shtetit në mënyrë policeske, antiligjore, përmes inskenimeve mafioze tipike të tij dhe gjithë segmenteve që drejtojnë atë dhe të jeni të sigurt se ky është një plan i lexuar tashmë nga të gjithë qytetarët shqiptarë. ”, është shprehur Meta në konferencë për media.

Veritas.co.al/

*Ilir Meta, president i zgjedhur i Reublikes