Nënkryetari i LSI, Luan Rama, ka dalë në një konferencë për mediat dhe ka vënë gishtin mbi dy zona të nxehta për votimet sot.

Ai ka përmendur Shijak dhe Lezhë.

Në Shijak ka thënë se ‘policia mungon’ por në gjithë territorin po lëvizin banda të armatosura.

Edhe në qytetin e Lezhës që prej mëngjesit po lëvizin frikshëm njerëz të armatosur dhe të njohur për krimet e kryera. Sot në Lezhë një aktivist i LSI është qëlluar me armë dhe është plagosur; si edhe dy të rinj nga Laçi kanë ardhur në Tale (Lezhë() në tentativë për të vrarë një njeri.

Veritas.com.al/