Gjermania dhe Franca kryesojnë nismën në Ballkan: Një rajon pa armë ilegale deri në 2024. Eksperti gjerman Marcus Bleinroth flet për Deutsche Welle dhe thotë se Ballkani Perëndimor trafikon armë në BE dhe kudo.

DW:

Zoti Bleinroth, një nismë e udhëhequr nga Gjermani a dhe Franca, e mbështetur nga BE -ja synon që deri në vitin 2024 të ҫarmatosë popullsinë në gjashtë vendet e Ballkanit nait Perëndimor (BP) nga armët e vogla dhe të lehta, të mbajtura ilegalisht. A keni të dhëna sesa armë të tilla janë në mënyrë të paligjshme në duar të popullsisë civile në këto gjashtë vende të BP?

Bleinroth:

Shifra varion nga 4-6 milion copë. Këto të dhëna vijnë nga Zyra për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug-Lindore dhe Lindore, SEESAC, (South Eastern Europe and Eastern Europe Clearing House for the Control of Small and Light Weapons)

Shifër e lartë, pothuajse sa 1/3 e popullsisë prej 18 milion banorësh e BP, që rrezikon seriozisht sigurinë në rajon dhe BE. Si perceptohet siguria në rajon nga europianët, p.sh. nga gjermanët?

Gjermanët mendojnë se siguria në PB është problem. Ata nisen nga ngjarje dhe fakte: Në sulmin terrorist në Paris, në sallën e koncerteve në Bataclan, në 2015, armët që përdorën terroristët e kishin origjinën nga BP. Një incident i tillë e bën popullsinë në Gjermani të mendojë që…ja pra, BP është rajoni nga vijnë armët dhe më pas të sjellin ndërmend ngjarje të tilla si luftërat në ish-Jugosllavi dhe ta perceptojë sigurinë në BP si problematike. Ky perceptim që është i përgjithshëm në vendet e BE për BP duhet të ndryshojë. Kjo na nxiti të ndërmarrim nismën për reduktimin në maksimum të tregëtisë së paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta në BP, që ky perceptim të mos egzitojë më që të mos kthehet në një pengesë për hyrjen e BP në BE.

DW:

Shqipëria, ndër gjashtë vendet e BP, përbën një rast të veҫantë. Ndër të tjera para 20 vitesh, në 1997, në vitin e trazirave nga shembja e skemave piramidale, u hapën depot e stokut më se 50 vjeҫar të armëve. Armët ranë në duart e popullsise civile. Mijëra të vrarë, mijëra armë të trafikuara. A e keni parasysh këtë situatë?

Bleinroth:

Natyrisht, që Shqipëria është ndryshe nga vendet e tjera të BP. Nuk ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë dhe e luftrave të saj civile. Por nga stoku i armëve që ra në duart e popullsisë civile ende nuk është e qartë, sasia që mungon, sasia që nuk është mbledhur. Qeveria shqiptare na ka thënë se mund të jene 200- 300 mijë copë. Vende të tjera të BP p.sh. Bosnja ka 800 mijë, shumë më tepër se Shqipëria. Pavarësisht nga këto shifra, kemi të dhëna që këto armë trafikohen në vendet e BE dhe në vendet ku ka konflikt si p.sh. në Siri. Kudo ku ka treg për ato. Ambicia jonë është ta ndalojmë trafikun dhe përhapjen e armëve, të rrisim sigurinë në Shqipëri dhe vendet e tjera partnere të BP me BE.

DW:

A janë të gatshëm donatorët ndërkombëtarë ta financojnë; ta mbështesin gjithë këtë nismë për sigurinë dhe jetën?

Bleinroth:

Kemi shumë besim në mbështetjen e tyre. Së pari jemi tre vende: Gjermania Franca dhe Britania e Madhe, shumë të përfshira. Projekti ynë, nisma jonë, kryesohet nga Gjermania dhe Franca por Britania e Madhe është zotuar ta mbështesë fuqimisht me fonde financiare. Në Samitin e Londrës, korrikun e kaluar, në kuadër të Procesit të Berlinit, tema kryesore ishte siguria në BP. Po kështu edhe BE dhe SHBA, këto të fundit kanë qenë shumë aktive në ҫarmatosjen e popullsisë civile në Shqipëri, pas ngjatjeve në vitin 1997. Por nuk është thjesht gjetja e fondeve por duhen edhe ekspertët . Do marrim ekspertë nga shtetet anëtare të BE për treinime dhe hartuar standarte proceduriale. Shumë shtete, anëtare të BE kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar. Përfaqësues të tyre tanimë kanë qënë në terren.

DW:

Cilat janë sfidat më të mëdha për të pasur sukses: një BP pa armë, një popullsi civile e ҫarmatosur nga armët e mbajtura ilegalisht?

Bleinroth:

Donatorët ndërkombëtarë, në 10-15 vitet e fundit, janë fokusuar në sigurimin e municioneve dhe armëve, që depot të jenë të sigurta dhe të mos grabiten. Njëkohësisht janë fokusuar edhe në numërimin dhe regjistrimin e armëve. Që të mos grabiten. Kjo tanimë është arritur. Sfida jonë e parë është siguria në kufi. Kufijtë në Shqipëri nuk janë krejt të sigurtë. Trafiku vazhdon. Nuk kemi informacion të saktë sesa armë trafikohen, sepse kapacitetet teknike nuk janë të shtrira kudo. Situata është e tillë edhe në vende të tjera të rajonit. Sfida tjetër është zbatimi i ligjit.

Trafikantët duhet të përballen me drejtësinë, të dënohen për aktet e tyre kriminale. Sfida tjetër, ndofta më e vështira, është ndryshimi i kulturës për armën në vendet e BP. Për fat të keq armët janë pjesë e kulturës në rajon. Është mentaliteti, që arma i shton krenarinë burrit ballkanas. Por ka edhe një arësye tjetër: për t’u ndjerë të sigurtë dhe të vetëmbrojtur.

Zbatimi i ligjit, funksionimi i reformës në drejtësi do të bëjë që qytetari të besojë tek drejtësia dhe jo arma. Mbajtja e armës nga burrat ka edhe një ҫështje gjinore: viktimat prej burrave që kanë armë janë kryesisht gratë dhe vajzat, dhuna në familje shprehet shpesh me armë zjarri. Dhe sfida e fundit është ajo e mbledhjes së armëve, ta bindim popullsinë të dorëzojë armën që e mban ilegalisht, të bëjmë fushata

DW:

Kur do të fillojë konkretisht puna?

Bleinroth:

Kemi filluar në Bosnjë të ndihmojmë autoritetet dhe policinë kufitare të bëjnë kontrolle dhe zhbulojnë trafikun ilegal të armëve. Në bashkëpumim me SEESAC po punojmë që këtë ta replikojmë edhe në vende të tjera të BP, duke përfshirë edhe Shqipëtinë. Kemi mbështetje nga UNDOC (United Nations Office on Drugs and Crime) që është e pranishjme në BP, e financuar nga Gjermania për të ndihmuar në zbatimin e ligjit, treinuar gjykatësit, prokurorët, doganierët kundër trafikut ilegal të armëve. Po përshpejtojmë dhe përpkjekjet dhe po trefishojmë ato. Qëllimi është ҫarmatimi i qytetarëve të BP, reduktimi në maksimum i trafikut të paligjshëm të armëve të vogla dhe të lehta deri në vitin 2024.

Veritas.com.al/