“Mos e paguani taksën për rrugën e Kombit”. Këtë thirrje publike e ka bërë kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili, për qytetarët pas vendimit nga qeveria se rruga e Kombit do të bëhet me pagesë.

Ja statusi i Petrit Vasilit:

“Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit,le ta paguaje vete qeveria.

Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista.

Qytetaret nuk kane taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre tyre per ndertimin e saj. Qeveria ta paguaje vete kete takse,se qytetaret e kane permbushur tashme, me te tepert bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhene qindra milion euro koncesione ne shendetesi e gjithandej,le ti anulloje ato dhe le te financoje mirembajtjen e rruges se kombit. Qytetaret qe udhetojne drejt verilindjes kryesisht vellezerit nga kosova jane te denuar te paguajne per te ardhur ne shqiperi sepse qeveria e kryeministrit vjedh.

Refuzojeni ta paguani kete takse te piset jeni ne te drejten tuaj.”,- përfundon Petrit Vasili.

Reagime të forta ka pasur si në Kosovë edhe në Shqipëri pas lajmit se rruga e ‘Kombit’ do të bëhet me pagesë. Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes një njoftimi për mediat, sqaroi se taksa në fjalë ka qenë e parashikuar që në vitin 2016.

Veritas.com.al/