Në fushatën e ethshme politike që ka shpërthyer mes dy palëve: Maxhorancë dhe Opozitë për mbylljen e lojërave të fatit. Kryeministri Rama ka zbuluar një foto- dëshmi nga zoti Berisha si president i Republikës kur ai po inauguronte një nga pikat e lojërave të fatit si ‘sukses për biznesin në vend.

Kryeministri aktual i është përgjigjur paraardhësit të tij me të njëjtën monedhë ‘politike’ përmes një fotomontazhi. Agjencia COBRIS e ka fotografuar presidentin e Republikës (Berisha) pranë një makine të lojërave të fatit.

Rama, duke publikuar foton e zotit Berisha, ka komentuar sipas stilit të tij:

“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike”, thuhet në postimin e Ramës.

Veritas.com.al/

Image result for Berisha ne kazino