Të paktën 68 fëmijë janë mes 126 personave që u vranë të Shtunën në një sulm me bombë në një autobuz që po transportonte civilë të evakouar nga qyteti i rrethuar Sirian, Aleppo, thanë aktivistët.
Një kamion i mbushur me eksploziv goditi karvanin afër Alepos.
Grupi i monitorimit për të drejtat e njeriut në Siri, Obsevatori Sirian, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, tha se të paktën 109 të evakouar janë vrarë, mes të të cilëve punonjës social dhe ushtarë rebelë.
Shumë të tjerë ishin plagosur gjatë sulmit- tha grupi.
/Veritas.com.al/