Raundi më i fundit i teksteve të lëshuara mes agjentëve të FBI, Peter Strzok dhe Lisa Page zbulon se presidenti i atëhershëm, Obama donte “të dinte rreth çdo hetimi mbi serverin e emaile-ve sekret të Hillary Clinton, raporton Fox News.
Page dhe Strzok, të cilët ishin të angazhuar në një aferë martesore ekstra , shkëmbyen tekstin mbi 2 shtatorin, 2016. Në tekst lexohet “presidenca do të dijë çdo gjë që po bëjmë”. Kjo është shkruar brenda kontekstit të ish drejtorit të FBI, James Comey kur donte të përgatiste pikat e bisedimeve për t’ia dhënë Obamës.
Sipas Fox, hetuesit e Senatit thonë “ky tekst ngre pyetje rreth përzierjes personale të Obamës në hetimet për email-et e Clinton”.
Gjithë ideja e drejtorit të FBI për përgatitjen e pikave të bisedimeve për presidentin në një çështje kaq të ndjeshme është e lidhur me disa pyetje që ngrihen. Kështu, përfshirja kaq e dukshme e Obamas në hetimet që po kryheshin duket nga përfshirja e një prej anëtarëve të kabinetit të tij, dhe ndoshta pasardhës.
Akoma më shumë, ky lajm përbën kontradiktë me atë çfarë Obama tha në publik. “Unë nuk flas me drejtorët e FBI rreth hetimeve gjatë kohës që këto kryhen”, tha Obama atëherë, raporton David Martosko i ‘Daily Mail’.
Veritas.com.al/