29 Nobelistë kanë kërkuar lirimin urgjent të fëmijëve të rrëmbyer në luftën Izrael-Palestine dhe një kalim të sigurt për ta larg konfliktit, duke theksuar se fëmijët në të dyja anët e ndarjes janë fëmijët tanë.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se janë thellësisht të tronditur nga fëmijët e vrarë gjatë masakrës nga Hamasi dhe në bombardimin e gjerë pasues të Gazës nga Izraeli
Nobelistët kërkojnë siguri për të gjithë fëmijët viktima të luftës, ata të Izraelit dhe ata të Gazës. Në një letër të hapur të nënshkruar nga 29 fitues të çmimit Nobel, ata ftojnë të gjithë ata që janë “për një paqe të qëndrueshme për të gjithë fëmijët që jetojnë në Izrael, Palestinë dhe gjetkë” që të ndezin qirinj.
“Sonte, në kulmin e errësirës, ne do të ndezim tre qirinj: një për të gjithë fëmijët e vrarë dhe të rrëmbyer në Izrael, dhe një për të gjithë fëmijët e vrarë dhe të gjymtuar në bombardimet dhe luftimet në Gaza, dhe një për njerëzimin dhe shpresën”, thuhet në mesazhin e tyre.
Nga 29 nënshkruesit e letrës, 11 janë fitues të çmimit Nobel për Paqe, si aktivistja ukrainase Oleksandra Matviichuk e dhënë në 2022 dhe guatemalezja Rigoberta Menchù Tum si dhe shumë fitues të çmimit Nobel për Fizikë, Mjekësi dhe Kimi.
“Ne jemi thellësisht të tronditur nga fëmijët e vrarë gjatë masakrës së kryer nga Hamasi dhe nga fëmijët e vrarë deri më tani në bombardimet e përhapura pasuese të Gazës nga Izraeli”, thuhet në letër.
Fëmijët palestinezë janë fëmijët tanë. Fëmijët izraelitë janë fëmijët tanë”, shkruajnë sërish nobelistët. “I bëjmë thirrje të gjithëve Të gjithë fëmijët e rrëmbyer duhet të lirohen urgjentisht dhe të gjithë fëmijëve duhet t’u ofrohet një kalim i sigurt nga konflikti. përfundon mesazhi i nobelistëve.