Kryeministri Edi Rama thotë se pa vullnetin e Partisë Socialiste, nuk do të kishte reformë në drejtësi.

Në bashkëbisedimin online me qytetarët, Rama u shpreh se prokurorët, me ngritjen e SPAK, kanë goditur politikanë të lartë.

“Kjo lufta kundër korrupsionit që po zhvillohet, këto hetime, si thua ti, nuk ka lidhje me asnjë plan, projekt, program dhe vullnet të PS? Po të mos ishte PS, nuk do i shihje këto. Altin Dumani, ka solidaritetin tonë, nuk ka ardhur nga hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga Amerika dhe Evropa, kur u ngrit SPAK. Ka punuar prokuror. I ndershëm ka qenë dhe kurajoz.

Pse nuk kishte thirrur Altin Dumani ndonjë politikan, hajde këtu dhe më jep llogari? Sepse nuk kishte ardhur akoma koha që solla unë dhe PS, që bëmë reformën në drejtësi. Po e dëgjon bufin tani që thotë me jepni votën që të shkrij SPAK? Si ka mundësi diçka kaq e thjeshtë nuk kuptohet”, theksoi ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *