7 shqiptarë të tjerë janë kthyer nga Tel Avivi pas luftës së nisur mes Izraelit dhe Hamasit. Ministria e Jashtme njofton zyrtarisht se 7 shqiptarët, mes të cilëve edhe një i mitur, u kthyen përmes një fluturimi nga Tel Avivi në Shkup të koordinuar nga Maqedonia e Veriut.

Pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

Një ditë më parë, Ministria bëri të ditur se disa shqiptarë që ndodhen në Rripin e Gazas kanë kërkuar që të kthehen në atdhe.