Me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria këshillon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në këto vende.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore”, thuhet në njoftim

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *