Shtetet e Bashkuara ka nisur sulm me raketa kundër bazës ajrore të Sirisë në përgjigje të sulmit të dyshuar me armë kimike mbi qytetin që mbahet nga rebelët.

59 raketa cruise Tomahawk janë lëshuar nga dy anije Luftarake Amerikane që ndodhen në Mesdhe. Presidenti Donald Trump tha se ato goditën bazën Shayrat e cila kreu sulmin e të Martës.

Ky është aksioni i parë direkt i ushtrisë së Shteve të Bashkuara kundër presidentit të Sirisë.

Kremlini, i cili mbështet Bashar al-Assad, ka dënuar sulmin.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, e ka quajtur “një akt agresioni kundër kombit sovran”.

Sulmi i kryer, në ora 04:40 sipas orës Sirian, (01:40 GMT), vjen vetëm pak ditë kur qindra civilë, mes të cilëve shumë fëmijë, vdiqën nën sulmin e dyshuar si sulm me gaz nervin në qytetin Khan Sheikhoun në provincën Idlib.

/Veritas.acom.al/