“Dylan” i Beverly Hills nuk ja ka dalë dhe është shuar në vetëm 52 vjeç. Nuk e mori veten kurrë nga iktusi që e goditi

Nga: Luca Romano/

Lamtumire Luke Perry-t. “Dylani” i Beverly Hills nuk ja doli dhe u shua në moshën 52 vjeç.

Aktori vdiq në Spitalin St. Joseph të Burbank,ne Kaliforni, ku ai ishte shtruar të mërkurën e kaluar për shkak të iktusit që e goditi ndërsa ishte në shtëpinë e tij te Sherman Oaks. Ai nuk e mori veten më. Në orët e fundit gjendja e tij ishte quajtur “e dëshpëruar”.

Në ditët e fundit kishte qenë Shannen Doherty, më e njohura si Brenda e serisë që ndau një foto prekëse. “Miku im, te përqafoj fort dhe të kaloj forcën time. Tani është jotja”, ka shkruar, duke iu referuar betejës së saj te gjatë kundër kancerit.

Perry ka përfaqësuar një ikonë të viteve nëntëdhjetë me serialin Beverly Hills. Emri i tij i vërtetë ishte Coy Luther Perry III. Lindur në Mansfield në vitin 1966, ai ishte djali i një shtëpiakeje dhe një punëtori. Që kur ishte i ri kishte vendosur të ishte aktor. Prej këtu transferimi në Los Angeles.

Shfaqjet e para në “Fati” dhe “Kur dashuron”. Pastaj vjen suksesi i vërtetë me Beverly Hills dhe personazhi i Dylan. Perry ka mbajtur rolin e një djali problematik i cili sillte në imagjinatën e përbashkët James Dean.

Në serinë e famshme ai luajti rolin e një djali të një familjeje të pasur me probleme me alkoolin. Por prapa kësaj korace fshihej një shpirt i ndjeshëm. Vdekja e Perry-t ka lënë një boshllëk midis fansave të serisë së viteve ’90.

Veritas.com.al/