Pasi një grup militantësh i PD, kryesuar nga Lullzim Basha, u kapën në shkelje të ligjit dje në Durrës dhe u proceduan administrativisht; prapë sot një grup prej disa militantësh të kryesuar nga Basha u kapën rreth teatrit Kombëtar në shkelje të ligjit dhe u proceduan për herë të dytë.

Rreth kësaj ngjarjeje është pyetur ambasadori i KE në Tiranë, Luiggi Soreca, nga gazetarët që edhe këta e mendojnë me çudi se si mund të ndëshkohet nga ligji politikani në krye të një partie.

Edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kërkon nga të gjithë qytetarët shqiptarë që të respektojnë rregullat në fuqi anti-COVID për të mposhtur virusin.

Mesazhi i ambasadorit vjen pas dy gjobave të menjëhershme brenda 24 orëve kundër Lulzim Bashës, i cili theu rregullat duke marrë pjesë në grumbullime politike në Durrës dhe te Teatri Kombëtar. Soreca thotë se për të dalë nga kriza të gjithë duhet të respektojnë rregullat që janë në fuqi.

“Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën kundër COVID-19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar të gjithë komunitetin të dalë nga kriza. Delegacioni i BE-së në Tiranë do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore për Shqipërinë. Dorëzimi tjetër i pajisjeve është planifikuar javën e ardhshme” thotë ai.

VERITAS.COM.AL/