( FOTO: Familja Basha në atdheun e dytë- Holandë)/

Koment/ Suksesi që arriti Lul Basha, alias kryetar i PD në Tiranë, dëshmon se vetëm në shtetin Dutch si mund ta realizojë ëndrrën për t’u bërë lider i suksesshëm. Në Holandë ku ka shtëpi dhe ku gruaja e tij nga Tepelena ka edhe shtetësinë, Luli arriti të ketë me vete dy deputetë populistë. Këta dy deputetë Dutch, iu bindën Lul Bashës për të vepruaar kundër shqiptarëve që të vihen përsëri vizat Shengen për Shqipërinë. Ata i propozuan Parlamentit që Holanda të vërë viza ndaluese për shqiptarët, ‘co- patriot’ të Bashës&co.

Kjo nuk është pak’aq më tepër që në Shqipëri Lul Bashën nuk e pyet as e dëgjon njeri. Ata që i vijnë pas për të djegur vendin janë kontingjenti i terroristëve që mbulojnë kokën dhe fytyrën me maska; ata që kanë vjedhur dhe kanë bërë krime; ata që mbajnë në xhep faqoren me raki e thonë ‘haj po shkojmë në Tiranë se mos na del ndonjë gjë’… me Bashën janë vetëm një pjesë e atij kontingjenti që dogji Shqipërinë edhe dy herë të tjera gjatë periudhës së Demokracisë.

Ndërsa në Holandë, vërtet dikush e dëgjokërka. Nodshta me deputetët që iu sulën shqiptarëve për t’i izoluar përsëri, ka folur e shoqja, por sidoqoftë edhe kjo është aftësi lideri i vetë Lul Bashës.

Në sondazhet që u bënë herën e fundit, në mes të zjarrit të protestës politike për të djegur vendin, me gjithë këtë, Lul Bashën e votuan një e treta e atyre heronjve të luftës që votojnë PD-në. Ndërsa kur nuk ka luftë, askush nuk e dëgjon Lul Bashën.

I vetmi vend paqësor që dëgjon liderin alias shqiptar, qenka Holanda. Atëherë Luli le të marrë mandatin e kryetarit të PD të Holandës, sa pa mbetur pa asgjë fare.

Veritas.com.al/