Pas një kohe të gjatë heshtje dhe hamendjesh se pas zgjedhjeve ‘do të vazhdojë’ koalicioni PS-PD, sonte kryetari i PD, Lulzim Basha, përmes programit të Tv Klan, ‘Zonë e Lirë’, ka deklaruar prerazi se ‘nuk do të ketë koalicion PS-PD’

I ftuar në ‘Zonë e Lirë’, kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur këmbënguljes së Arian Çanit, nëse 25 qershorit pas do të ketë qeveri me Edi Ramën apo jo, kreu  i PD-së është shprehur se ‘nuk do të ketë qeveri me republikën e vjetër’.

Sipas Bashës, qytetarët e kanë marrë vendimin dhe pas 25 qershorit do të ketë vetëm republikë të tyre.

Intervista:

Arian Çani:

A do të jeni bashkë me Ramën në qeveri. A do të zhgënjehem nëse unë votoj për ty?

Lulzim Basha:

Nuk do të ngelesh i zhgënjyer. Media jote po punon akoma si media e republikës së vjetër, se si e kush do të vijë në pushtet dhe si do të ndahet nga pushteti. Në datën 25 qershor kjo mbaron, merr fund. Do të merren disa vendime, do të hiqen disa koncesione, ata që kanë abuzuar.

Republika e  re po vjen dhe qytetarët e kanë marrë vendimin. Nuk do të ketë qeveri me republikën e vjetër- përsëriti Basha.

Veritas.com.al/