Kryetari i vetngirë i PD, Lulzim Basha, i cili ka shpallur garën e dytë për kryesimin e PD, është ndodhur para kërkesave të disa personaliteteve, deputetë, politikanë dhe themelues të PD, mbi krijimin e kushteve të përshtatshme dhe të barabarta për garën e kryetarit të PD.
Zoti Patosi kishte shtruar këto kërkesa:
Deklaroj se jam i gatshëm të kandidoj për kryetar të PD nëse do ketë garanci për zgjedhje të lira, të ndershme e të pandikuara. Në emër të mijëra demokratëve që më mbështesin kërkoj rregulla të pastra loje, dorëheqje të menjëhershme të kryetarit Basha si përgjegjësi kryesor për humbjen në zgjedhje, largimin e tij nga zyra bashkë me stafin e vetë dhe çlirimin e selisë nga të gjithë kandidatët derisa të mbahen zgjedhjet”.
Mësohet se zoti Basha nuk ka pranuar kërkesat e kandidatit Patosi për ‘dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit’ dhe as ‘largimin e tij nga zyra bashkë me stafin e tij për lirimin e selisë nga të gjithë kandidatët derisa të mbahen zgjedhjet’.
Kryetari i vetngrirë, Basha, nuk ka pranuar asnjërin nga këto kushte.
Kandidati për kryetar i PD, Astrit Patosi ka denoncuar Bashën se ‘zgjodhi rrugën e farsës dhe jo të zgjedhjeve të ndershme në PD’.
Veritas.com.al/