Reshjet e denduara të shiut kanë bërë që lumi Ishëm të dalë nga shtrati. Mësohet se disa parcela janë përmbyllur, ndërkohë që rrezikohet që të ketë përmbytje në fshatrat Murqinë, Mallkuç, Bilaj dhe Mazhe. Po kështu, niveli po rritet edhe niveli ujit në fshatin Murqinë, ku aktualisht janë mbytur disa hektarë me tokë bujësore.
Moti i keq ka pushtuar vendin. Qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë zgjuar sot nën ujë. Shumë rrugë të qyteteve janë të mbuluara nga uji, ndërkohë është krijuar edhe shumë trafik.
Ndërsa, në qarkun e Korçës për shkak të motit të keq ka ndërprerje të energjisë elektrike. Po kështu, ka pasur edhe rrënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd, ku ka probleme në qarkullimin e mjeteve.
VERITAS.COM.AL/