Një “konspiracion” i madh dhe i gjerë për të shpëtuar Shtetet e Bashkuara nga një luftë civile. Ndërsa Amerika pret rezultatin e procesit të impeachmentit kundër ish-Presidentit Donald Trump i cili hapet më 9 shkurt në Senat, një proces në të cilin manjati akuzohet se ka nxitur sulmin ndaj Kongresit me një tubim zjarrvënës nga ana e tifozëve të tij për të bllokuar çertifikimin e fitores së Joe Biden,dalin elementë të rinj që ndihmojnë në hedhjen dritë mbi zgjedhjet e fundit presidenciale. Të gjithë do të kujtojnë akuzat serioze të mashtrimit të bëra nga ekipi ligjor i Trump pas fitores së kundërshtarit Demokrat, të quajtur si teori “konspiracioni” dhe pa bazë. “Zgjedhjet na u vodhën”, u tha Trump mbështetësve të tij më 6 janar para Capitol Hill, përpara se ngjarjet të përshkallëzoheshin në sulm që – mbase – i dha fund karrierës politike të manjatit.
“Komplot” kundër Donald Trump? Po, kishte
Mund të mos ketë patur mashtrime – te cilat nuk janë provuar ligjërisht gjithsesi – por Donald nuk ishte aq i gabuar në lidhje me “komplotin” kundër tij. Time ka publikuar një hetim në të cilin rrëfen sfondin e paparë dhe të bujshëm të “një përpjekjeje të jashtëzakonshme” që synon “garantimin e votës se ishte e lirë dhe e drejtë”. “Për më shumë se një vit, një koalicion aktivistësh mbështeste institucionet Amerikane pasi ato u sulmuan njëkohësisht nga një pandemi e pamëshirshme dhe një president i prirur ndaj autokracise,” shkruan Time. Në praktikë, pranohet ekzistenca e një “komploti” kundër Trump, por e orkestruar në mënyrë që të mbrojë institucionet Amerikane. “Megjithëse një pjesë e madhe e këtij aktiviteti u krye nga e majta – pranon gazeta – ajo ishte ndarë nga fushata e Biden dhe kapërceu linjat ideologjike, me kontribute thelbësore nga aktorë jo-partiakë dhe konservatorë”. Sidoqoftë, këta “aktivistë” nuk po përpiqeshin të minonin fitoren e mundshme të Donald, specifikohet, por për të mbrojtur mbarëvajtjen e zgjedhjeve, mbeshtet e përjavshmja amerikane. “Çdo përpjekje për të ndërhyrë në rezultatin e saktë të zgjedhjeve është mundur”, thotë Ian Bassin, bashkëthemelues i Protect Democracy, një nga shumë organizatat e përfshira. “Por është jashtëzakonisht e rëndësishme që vendi të kuptojë se nuk ndodhi rastësisht. Sistemi nuk funksionoi me magji ”.
Bindi miliona njerëz për të votuar me postë
Së pari, aktivistët u mobilizuan për të bërë që miliona njerëz të votonin me postë dhe t’i bindnin ata, pavarësisht nga ato që pretendonte Donald Trump, se nuk kishte asnjë rrezik mashtrimi apo pretendimi për mashtrim. Sipas Bloomberg, të paktën 161 milion qytetarë shkuan të votojnë në vitin 2020. Më 3 nëntor, Vox njoftoi se rreth 92 milion nga këta votues kishin marrë fletët e tyre të votimit me postë, krahasuar me vetëm 42 milion në 2016. Partia Demokratike, gjatë fushatës zgjedhore, në fakt u kërkoi votuesve të votonin me postë, ndërsa Donald Trump ka vënë në dyshim vazhdimisht besueshmërinë. Rezultati: 3/4 e votave me postë shkuan për Joe Biden dhe u gjet se ishin vendimtare në fitoren e tij. Siç shkruan Time, në fakt, aktivistët punuan në “çdo aspekt” në lidhje me zgjedhjet. “Ata i bindën shtetet të ndryshojnë sistemet dhe ligjet e votimit dhe ndihmuan në sigurimin e qindra miliona fondeve publike dhe private. Ata refuzuan proceset gjyqësore për presion ndaj votuesve, rekrutuan ushtri të anketuesve dhe bindën miliona njerëz të votonin me postë për herë të parë “. Për më tepër, “ata kanë shtyrë me sukses kompanitë e mediave sociale të ndjekin një linjë më të ashpër kundër dizinformimit.”
E gjithë kjo sepse Donald Trump kishte vënë në dyshim votën me korrespondencë ndërsa demokratët e bënë atë një flamur te parandalimit nga Covid-19. Ishte maji i vitit 2020 kur GOP ngriti një proces gjyqësor kundër Guvernatorit Demokratik të Shtetit të Kalifornisë, Gavin Newsom, në përgjigje të urdhrit të nënshkruar nga ky i fundit që i udhëzonte ata të dërgojnë te gjithë votuesit në shtet një fletë votimi me postë në funksion të zgjedhjeve presidenciale. Përplasje që u përsërit gjithashtu në shumë shtete të tjera dhe që – në dritën e mënyrës se si shkuan gjërat – e pa partinë Demokratike të triumfonte.
Kush i arkitektoi të gjitha?
Arkitekti i kësaj fushate të madhe hije kundër The Donald është Mike Podhorzer, drejtori politik i AFL-CIO, federata më e madhe e unionit në Shtetet e Bashkuara dhe një strateg politik progresist. Ai është gjithashtu president keshillit administrativ të Institutit Analyst dhe Catalist, pervecse shërben në bordin e drejtorëve të America Votes, Committee of the States e Progressive Majority. Të gjitha realitete që, në të kaluarën, kanë marrë donacione të rëndësishme nga manjati liberal George Soros, nga bota e Hollywoodit dhe Big Tech.
Instituti Analyst, për shembull, bashkepunon me organizata dhe fushata progresive në të gjithë vendin “për të matur dhe rritur ndikimin e programeve të tyre”. I shqetësuar për daljet e Donald Trump kunder votimit me postë, shoqëruar me frikën se ai mund të mos pranonte rezultatin e zgjedhjeve, Podhorzer vendosi të thërriste forca të tjera progresiste dhe të krijonte një koalicion të gjerë kundër manjatit. Më 3 Mars, Podhorzer hartoi një notë konfidenciale me tre faqe me titull “Kërcënimet për Zgjedhjet e 2020”. “Trump e ka bërë të qartë se këto nuk do të jenë zgjedhje të drejta dhe se ai do të refuzojë çdo gjë përveç rizgjedhjes së tij,” shkroi ai. “Më 3 nëntor, nëse media do te raportonte ndryshe, do të përdoret sistemi i informacionit të djathtë për të stabilizuar rrëfimin e saj dhe për të nxitur mbështetësit e saj për të protestuar.”
Pandemia ka zgjeruar frikën e Mike Podhorzer dhe personaliteteve të tjera të lidhura me Partinë Demokratike dhe qarqet progresiste (sindikatat, shoqatat, etj.). Në Prill 2020, Podhorzer filloi organizimin e takimeve në Zoom për të mbledhur forcat. “Pod ka luajtur një rol fondamental prapa kuintave në mbajtjen e elementeve të ndryshëm të infrastrukturës së lëvizjes të lidhur dhe në komunikim,” shpjegoi per Time Maurice Mitchell, drejtore kombëtare e Working Families Party. Grupi i Podhorzer pastaj u zgjerua dhe u shtri gradualisht te përfaqësuesit e Kongresit dhe CEO-t e Silicon Valley. Një koalicion i gjerë që arriti të mundte Donald Trump.
VERITAS.COM.AL