Ka nisur fushata elektorale e Lëvizjes 5 Yje për zgjedhjet Evropiane: për t’i dhënë zyrtarisht ishin ne ditët e kaluara Luigi Di Maio dhe Alessandro Di Battista, me atë udhëtimin e tyre me makinë në Strasburg, të dërguar pothuajse tërësisht drejtpërdrejt në Facebook.
Dhe sot ka arritur topi i parë në institucionet e Brukselit. Në stilin tipik të grilineve, është shpërndarë lista e pagave mujore të komisionerëve të BE qe lexohet ne notën e M5S “është një shuplakë mbi 100 milionë njerëzve të varfër në të gjithë Bashkimin Evropian”.
Tani, përveç retorikës së zakonshme pauperistike tipike të Grillineve, shifrat bëjnë përshtypje: duke filluar nga ajo e pagës së Presidentit të Komisionit të BE-së, Jean Claude Juncker, i cili merr ne muaj gati 27,436.90 euro, ose 138% të pagës së zyrtarit me gradën më te lartë te Komisionit.
Zëvendësit e Juncker cojne në shtëpi 24,852 €, ndërsa të gjithë komisionerët e tjerë marrin 22,852.26 € në muaj. “Këtyre shifrave të tepruara – shpjegon eurodeputeti grilin Ignazio Corrao – duhet t’i shtohen disa shtesa variabile siç janë pagesa e rezidences, e c’atdhesimit,dhe e fëmijëve”.
Një përmendje te veçantë meriton përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini, e cila merr 25,845.35 euro në muaj. Llogaritet se në vitin 2019, vetëm për të mbajtur kolegjin e komisionerëve, taksapaguesit evropianë do të shpenzojnë nje shifër baras me 12.6 milionë euro.
Veritas.com.al/