Daljen publike te kësaj fundjave për të folur mbi aktualitetin politik, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që t’i përgjigjet interesit të qytetarëve në rrjetet sociale por edhe pyetjeve të gazetarëve , në një bashkëbisedim online.

 Duke iu përgjigjur pyetjes për rikthimin e çështjes së debatit për financimet ruse në Partinë Demokratike, Rama tha se PS e ka ngritur këtë shqetësim me kohë, dhe drejtësia duhet t’i kishte dhënë përgjigje me kohë. Por sipas Kryeministrit.
Ka qenë një front i madh i bashkuar politiko mediatik për ta mohuar me të qeshur. Kjo është një pyetje që duhet t’ja drejtoni prokurorisë, drejtësisë, pasi në fund të fundit politika dhe media kanë bërë zgjedhjet e tyre. Drejtësia e ka trajtuar çështjen dhe nuk ka dhënë kurrë një përgjigje”, tha Rama.