Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania do të presin presidentin Francez Emmanuel Macron dhe gruan e tij në Shtetet e Bashkuara me 24 prill në vizitën e parë shtetërore të administratës së presidentit Trump- tha të Hënën sekretarja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.

“Kjo vizitë do të avancojë bashkëpunimin ekonomik dhe në çështjet globale si dhe do të thellojë miqësinë mes dy vendeve” tha Sanders gjatë takimit të shkurtër me mediat dje pasdite.

Presidenti trump dhe zonja e parë vizituan Macron në korrik 2017 me rastin e ‘Bastille Day’. Franca e nderoi Amerikën si “mik i nderit kombëtar” dhe njëkohësisht përkujtoi 100 vjetorin e hyrjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë.

VERITAS.COM.AL/