Giovanni Corato

Në Francë së shpejti mund të “fshijnë” babain me një ligj që lejon fekondimin heterolog – domethënë me ovula apo spermatozoidë që nuk i përkasin çiftit – madje edhe për gratë e vetme dhe çiftet lezbike.

Siç tregon La Verità sot, ka ardhur ne fakt mendimi ne favor i Komitetit Kombëtar të Etikës. Dhe kjo pavarësisht nga Konferenca e peshkopëve francezë qe eshte shprehur kundër, duke paralajmëruar për rrezikun që “kërkesa në rritje për spermatozoid” mund të çojë në një “treg” të vërtetë të donatorëve apo në importim nga ana e shtetit.

“Bota e riprodhimit ka ndryshuar”, përgjigjet Jean-François Delfraissy, president i Këshillit konsultativ per etikën: “Jemi në një botë ku gratë vetëm, çiftet e grave mund ta bëjnë një fëmijë në kushte të tjera.Eshte e nevojshme te kemi mbi kete një vizion global “.

Kështu, duke nisur që nga janari i ardhshëm, ligji mund të përfshihet në Parlament. Dhe bëhet – mbështet La Verità – hapësira per një reforme tjetër, mbështetur nga Emmanuel Macron, por jo e mirë pranuar nga francezët sipas sondazheve: ajo që do të lejonte përdorimin e mitrës me qira (për momentin e refuzuar nga Komiteti i Etikës).

Veritas.com.al/