Presidenti Francez, Emmanuel Macron të hënën tha se Bashkimi Europian (BE) “ka humbur rrugën” duke bërë thirrje “brezit të ri të liderëve” që të ringjallin bllokun.

“Ndërtesa e Europës është dobësuar nga përhapja e burokracisë dhe nga rritja e skepticizmit  që vjen prej kësaj”- tha Macron në fjalimin që mbajti para dy dhomave të parlamentit.

“10 vjetët e fundit kanë qenë mizorë për Europën. Ne kemi menaxhuar kriza por kemi humbur rrugën tonë”

Macron, 39 vjeç, e ka vënë ringjalljen e Europës në qendër të fushatës së tij presidenciale, në kontrast të zymtë me politikat e tij anti- emigracion të rivales le Pen”- tha ai të Hënën. “Por skepticizmin nuk e shikoj të pa justifikuar”- tha.- Unë besoj fort në Europë”- tha ai.

Presidenti tha se “tirania e agjendave dhe e afateve e rrotullimeve teknike dhe e kthesave”, duhet të marrin fund.

Ai tha se vota e Britanikëve vitin e kaluar për të lënë Bashkimin Europian ishte një “simptomë e dështimit…’ me të cilën ne duhet të kemi kurajën që të përballemi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ndodhet në një radhë të afërt me Macron në ofertën për të ringjallur “motorin” tradicional Franco-German pas vendimit të Britanikëve për Brexit.

Macron tha se Franca dhe Gjermania do të nisin “konventën demokratike” në gjithë Europën nga fundi i vitit 2017.

Konventa mund të ketë formën e një databaze kombëtare mbi BE dhe mund shënojë “rithemelimin e Europës”.

Veritas.com.al/