Kryeministrja franceze Elizabeth Bourne dha dorëheqjen pasi humbi shumicën presidenciale në parlament, por presidenti Emmanuel Macron refuzoi ta pranonte atë.
Lajmi u bë i ditur të martën nga “Elysee-ja”, duke iu referuar transmetuesit BFM-TV.
Sipas pallatit francez, Macron nuk e miratoi dorëheqjen e Bourne “në mënyrë që qeveria të qëndronte në detyrë”.
Macron është nën presion për të marrë mbështetjen e rivalëve.
Kjo, për të zbatuar agjendën e reformave të qeverisë së tij.
Qeveritë e pakicave janë një gjë e rrallë në Francë dhe bllokut Macron i mungojnë 44 vende për shumicën.
Qeveria centriste e Francës po përpiqet të shmangë paralizën politike pasi humbi shumicën e saj, me disa komentues që paralajmërojnë se Franca po bëhet e padisiplinuar.
Macron do të duhet gjithashtu të zëvendësojë tre ministra që humbën vendet e tyre në votimin e së dielës.