Tiranë- Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane mblidhen të premten për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur i fundit në Samitin në Tiranë. Macron është pritur në Rinas nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Kjo është vizita e dyte e presidentit francez në tre vjet. Macron në këtë vizitë është shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *