Të mërkurën dëgjimi i ish-truprojës për dhunën e 1 majit. Telefonata presidentit për ta shmangur atë

Nga: Francesco De Remigis /

Alexandre Benalla do të dëgjohet të mërkurën në orën 8.30. Ish-truproja e Emmanuel Macron, I akuzuar për dhunë, thuhet se është “i detyruar” të paraqitet para komisionit të hetimit te Senatit francez që, në kundërshtim me atë të Asamblesë Kombëtare, ka zgjedhur të shkojë “deri në fund” përkundër mos legjitimimit të shumicës presidenciale.

Fjalët përçmuese vijnë edhe nga i interesuari në fjalë: “Nuk kam respekt për komisionin, anëtarët e tij janë njerëz të vegjël”, thotë Benalla në prag të seancës dëgjimore që do të shfaqë si protagonist edhe Vincent Crase, punonjës i En Marche, bashkautor i rrahjes së 1 majit.

Rasti mund të jetë në një pikë kthese. Hetimi gjyqësor vazhdon paralelisht; tre dosje që kanë të bëjnë me ndërhyrjen e paligjshme të tij në Paris dhe vjedhja e imazheve të videombikqyrjes përfshijnë edhe zyrtarë te policisë dhe kabinetit presidencial. Kohët pritet të jenë të gjata (rreth një vit e gjysmë për të arritur ne vendimin), kështu që Senati përfaqëson te vetmin segment që mban të ndezur reflektorët mbi Elysée-un dhe do t’u japë përgjigje francezëve.

Avokati i Benalla-s nuk përjashton një apelim për të marrë një dëgjese me dyer të mbyllura, edhe pse pyetjet e komisionit të Senatit do të përqendrohen në konfuzionin e roleve që i atribuohen 26 vjeçarit dhe jo në dhunën që ai ka kryer (argument i rezervuar për sallat e gjyqit). Ajo që Benalla do të thotë nën betim mund ti japë goditjen finale imazhit te Macron, i cili dridhet prej ditësh. Ai gjithashtu ka lëshuar një paralajmërim për Senatin, duke telefonuar presidentin e radhës, në thelb t’i kërkojë atij të ndërhyjë në komisionin e hetimit dhe të frenojë dëgjesat.

Ping- pongu privat ka degjeneruar në 48 orët e fundit. Së pari me fjalët sarkastike te Sekretarit te En Marche, kundër senatorëve: “Kërkojnë pushtetin e shkarkimit te Presidentit, janë një kërcënim për Republikën,” ka bërtitur Christophe Castaner për Philippe Bas, ish-sekretar i përgjithshëm i Elysee-ut sot kreu i komisionit të hetimit, i cili premton: “Ne do ti shkojmë deri në fund”. Ministrja e Drejtësisë Nicole Belloubet ka shtuar dozën me një leter për Le Monde: “Parlamenti nuk mund të pushtojë sferën gjyqësore”. Komisioni i hetimit “nuk mund të synojë ate qe I takon presidentit apo të jetë i interesuar për një hetim gjyqësor në vazhdim. Ndarja e pushteteve e ndalon atë, Presidenti i Republikës dhe gjithçka që ka të bëjë me zyrën presidenciale nuk mund të jetë subjekt i një komisioni “. Thumbues reagimi i golistit Bas: “Nuk e dija se Nicole Belloubet ishte avokatja e Benalla-s”. Edhe François Bayrou,i qendrës që mbështet Macron, i kërkon qeverisë të ndalojë me “sulmet” ndaj Senatit.

Mediat vazhdojnë të gërmojnë për të rindërtuar një puzzle që dëshmitë e dhëna nën betim nga shefi I kabinetit të Macron dhe nga sekretari i përgjithshëm i Elysee-ut nuk kane ndihmuar të ri kompozohen. BfmTv publikon kontratën e Benalles: 4 faqe dhe 6 mijë euro neto në muaj (7,113 euro bruto) si këshilltar i presidentit. Një shifër që asnjëherë nuk u bë e njohur nga të interesuarit e drejtpërdrejte, të cilët ishin limituar të përgënjeshtronin 10 euro. Nga marrja në pyetje nga ana e policisë e Benalla-s më 20 korrik u shfaq një rol tjetër i truprojës: “Ishte përgjegjësia ime për të ngritur një butik dixhital dhe një projekt për një stend fizik për shitjen e produkteve” me logon e Républikes, shpjegoi 26 vjeçari Bluza me fraza të shprehura nga Macron, byzylyke ari, gota dhe çanta, të cilat do të përdoren për restaurimin e pallatit presidencial. Gjithçka në rregull. Por është e pashmangshme të vazhdojmë të pyesim për inkuadrimin e tij efektiv në Elysee.

Veritas.com.al/