Presidenti Donald Trump i dha një shuplakë homologut të tij Francez, Emmanuel Macron, pas mbërritjes në paris për të përkujtuar fundin e Luftës së Parë Botërore.
Në një postim në Twitter, zoti Trump tha se ‘është shumë fyese’ që mikpritësi i tij ka bërë thirrje për t’iu bashkuar ushtrisë së BE ‘për t’i shpëtuar rreziqeve nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia’.
Zoti Macron tha të martën se Europa ‘ka projektin e vet’.
Të dy burrat e shtetit kanë planifikuar një takim për bisedime para aktiviteteve përkujtimore të luftës 1914-18 ëar.
Rreth 70 liderë botërore janë mbledhur në Paris për ngjarjet që shënojnë ‘Armistice’, ose Ditën e Fitores’ në Luftën e Parë Botërore para 100 vjetësh. Festimet mbahen nesër, e Diele, 11 Nëntor.
Veritas.com.al/