(FOTO: Lideri i UKIP dhe Brexit, Nigel Farage)/
Lideri i fushatës së Brexit Nigel Farage ia ka plasur në fytyrë Bashkimit Europian kur po përpiqej të detyronte Mbretërinë e Bashkuar që të paguante 33 miliardë sterlina si “haraç” para se të binin dakord për të filluar bisedimet.
“Ju e keni treguar veten tuaj, me këto kërkesa, se jeni hakmarrës dhe se jeni të poshtër”, tha ai para sallës. “Gjithçka mund të them është të falënderoj perëndinë që ne jemi akoma gjallë”.
“Ju po silleni si mafia. Ju mendoni se ne jemi pengje. Por ne nuk jemi. Ne jemi të lirë që të largohemi!”- tha.
Një nga politikanët e prekur prej fjalëve të zotit Farage, Antonio Tajani, President i Bashkimit Europian, i hoqi mikrofonin liderit të UKIP, Farage, dhe i ndërhyri.
“Më vjen keq, zoti Farage, dëgjomë, unë po përpiqem t’u jap një shans që të flisni dhe të thoni çfarë të doni; por në qoftë se ju flisni për mafie, atëherë…! Ju po thoni se se Parlamenti po sillet si mafie? Për këtë jam i shqetësuar, dhe kjo është e papranueshme!”- tha duke nxjerrë spërka pështyme, ndërsa anëtarët e parlamentit duartrokisnin me furi.
“E kuptoj, zotëri zoti President. E kuptoj ndjeshmërinë tuaj”- u përgjigj Farage. “Atëherë po e ndryshoj; nuk po them “mafie”, por po ju thërras Gangsterë!”.
/Veritas.com.al
https://youtu.be/Gk70CLQumyA