Kryeministri Edi Rama ka folur për incidentet para Kuvendit, kur protestues goditën me vezë makinat e deputetëve dhe u konfliktuan me policinë.

Në një bashkëbisedim me pensionistët, Rama u shpreh se ata janë korba e sorra, pasi protestuesit e vërtetë janë paqësorë.

“Kur shkon atje, një grup për të ushtruar presion fizik ndaj deputetëve, jemi në rrethana të tjera. Por ata nuk janë flamingo, ata janë paqësore. Sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Flamingot do i trajtojmë me shumë respekt. Me sorrat dhe korbat nuk kemi çfarë bëjmë fare. Në fund ata do jenë përsëri të humbur. Do shpërndahen kokrra kokrra”, theksoi ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *