HUNGARI- Politikani konservator hungarez, Peter Magyar, i cili mori fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës, njoftoi se i ka kërkuar presidentit Tamas Sulyok të japë dorëheqjen, gjatë takimit të tyre të parë kokë më kokë, të zhvilluar të mërkurën në mëngjes.
Magyar, i cili është kundërshtar i kryeministrit në largim Viktor Orban, deklaroi se gjatë bisedës i ka theksuar presidentit se, sipas tij dhe sipas një pjese të madhe të popullit hungarez, ai nuk është i denjë të përfaqësojë unitetin e kombit dhe nuk është në gjendje të garantojë respektimin e ligjit.
Duke folur për mediat pas daljes nga pallati presidencial, ai paralajmëroi se nëse presidenti nuk largohet vullnetarisht nga posti, qeveria e tij do të ndërmarrë hapa për të ndryshuar Kushtetutën e Hungarisë, me qëllim shkarkimin e tij, si dhe të figurave të tjera që i cilësoi si të emëruara nga sistemi i Orbanit në pozicione kyçe
Komente