Një makinë fuoristradë me dy pasagjerë, burrë e grua, u bllokua pak çaste më parë nga ujërat e lumit Vjosë, në Selenicë të Vlorës.
Fuoristrada, e cila ka qenë duke udhëtuar në zonat e prekura nga reshjet e dendura të shiut të një dite më parë, që sollën fryrjen e lumit Vjosa dhe daljen e tij nga shtrati, ishte spostuar nga ujërat në vendin e quajtur Bishti i Malit.
Pasagjerët ishin në gjendje paniku, por shumë shpejt mbërriti një helikopter i Forcave të Armatosura, që i nxoti nga makina e bllokuar.
Veritas.com.al/