40 subjekte, 18 kryetarë të dikurshëm të bashkive dhe ish-komunave, 12 drejtorë urbanistikë, 25 kryeinspektorë, dy drejtorë rajonalë të Agjencisë së Legalizimeve (Aluizni) dhe katër kryetarë Këshillash të Rregullimit të Territorit janë kallëzuar penalisht nga Qeveria për ndërtimet pa leje.

 Por, deri më tani asnjë nuk ka dalë para ligjit.

Kështu deklaroi sot më 1 tetor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa bëri një bilanc me bashkëbiseduesit e tij online.

Për kryeministrin Rama, mosshqyrtimi i këtyre kallëzimeve, solli edhe reagimin e menjëhershëm të Qeverisë për të miratuar ligjin për sekuestrimin e shtesave pa leje.

Ai ka kritikuar ashpër institucionet e drejtësisë, prokuroritë dhe gjykatat për mos çuarjen para drejtësisë të personave që kanë ndërtuar pa leje.

“Prokuroritë na kanë vendosur një barrierë turpi, një pallat i tërë në një zonë turistike, kemi një vit që jemi bam e bum nëpër gjykata, tani ka ardhur momenti për të dhënë një mesazh të qartë që çdo metër katror jashtë lejes do t’ju kushtojë aq shtrenjtë saqë do të jetë marrëzi që t’i hyni kësaj aventure”.

Numri një i Qeverisë tha se shpresonte që diçka të ndryshonte pas këtij vendimi ekstrem.

Ai listoi se ky fenomen është i përhapur në çdo cep të Shqipërisë e jo vetëm në Tiranë, por Qeveria e ka marrë vendimin për të realizuar operacion kundër ndërtimeve pa leje fi

Kryeministri shpjegoi se përpos kallëzimit penal, inspektorët kanë vendosur një gjobë ndaj ndërtuesit, por Gjykatësi i Tiranës e ka hedhur poshtë.

“Një person i drejtësisë që kundërshton shtetin, për para”, u shpreh Rama, i ciki shtoi se ky ishte momenti kur Qeveria vendosi të ndërhyjë vetë.

Ai theksoi se luftapër drejtësinë është një luftë titanike “për ta pastruar këtë llum, që është llumi i llumit nga ku gjeneron llumi që ndeshim çdo ditë”.

Por, numri një i Qeverisë ravijëzoi se për të ngritur një sistem drejtësie, Qeveria ka hedhur hapat e duhur.

“Nëse sot ka një SPAK që me të metat e veta funksionon dhe zyrtarë të lartë të partisë në pushte ndodhen në burg, do të thotë që diçka funksionon”, solli si shembull Rama.

Kryeministri tha se “ndërtimet pa leje ishin kanceri i këtij vendi, por nuk janë më”.

Kjo pasi, sipas tij, gjatë qeverisjes socialiste është ulur 10-fish ky fenomen.