Nga: L. Skiro
Partia Demokratike, në mbledhjen më të fundit të Kryesisë së saj, mbrëmë deri vonë, me gojën e kryetarit Basha deklaroi se ‘nuk do të lejohen kurrë fraksionet’.
Deklarata vjen jo vetëm si një absurd politik, por edhe si një hap dhune në parti.
Absurdi politik i deklaratës është i hapur: Që në momentin kur bëhet politikëë, brenda politikës, natyrshëm, ka fraksione. Edhe brenda një grupimi politik, ravijqzohen dhe veçohen grupime të vogla që quhen fraksione. Jo të gjithë njerëzit mund të mendojnë njësoj, qoftë edhe brenda grupimit më të madh. Në shoqëritë borgjeze këto grupime ‘të vogla’ mbajnë peshën kryesore të ngjyrimit të grupimit politik; pa to nuk mund të rrojë një politikë që nuk është e drujtë. Por ky është edhe momenti që e ndan politikën në stilin borgjez me atë autokratist. Autokratizmi, as komunizmi, nuk e pranojnë ndarjen në fraksione, megjithatë fraksionet aty ‘vegjetojnë, edhe në grupime diktature.
As makinat nuk lëvizin dot pa ‘fraksion’.
Edhe në PD, paduyshim ka dhe do të ketë fraksione. Nëse kryetari i PD vendos t’u mbyllë ‘grykën e thesit’ ky kthehet në një iluzion sikur ‘nuk ka fraksione’. Por ato ndodhen dhe shpërthejnë më keq në PD, kur ndalohen.
Pse është vetë PD një fraksion?
E para për shkak të ‘idesë së shterur’. Duke deklaruar kryetari i PD se ‘nuk lejoj askën tjetër’ kështu ka mbyllur porten e ideve. Sado ‘me ide’ të jenë katër a pesë vetë që i bëjnë fresk kryetarit, ëkta nuk mund të jenë burimi i ideve totale. Përveç që njerëz servilë e të frustruar nuk mund të kenë ide. Një parti pa ide, ka vdekur.
E dyta, vetë PD duke deklaruar çveshje nga fraksionet, në këtë mënyrë vetë PD (e madhe) kthehet në fraksion, ose pjesëz për politikën e madhe. Rrugën e kthimit të ‘pjesë’ e ka nisur që nga marrëveshja e 18 Majit me PS, ku PD fillimisht humbi 200 e ca mijë votues të saj, ose një të tretën e ‘ushtrisë’. Pas kësaj po humb përditë. Ka humbur besim, ka humbur ide, ka humbu partnerë dhe aleatë…
Tani mund të kthehet në një fraksion për partitë që qeverisin.
Veritas.com.al/