Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, ku një automjet është përplasur me mjetin bujqësor, në të cilën ndodheshin drejtuesi, , bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit bujqësor dhe bashkëshortja e tij, ndërsa vajza e tyre ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, dhe bashkëshortja e tij, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.