Dy mocionet e opozitës nuk kalojnë, por 8 franceze ne  10 janë të tronditur. Dhe dalin video të reja

Nga: Francesco De Remigis 

Qeveria franceze përpiqet të mbyllë çështjen Benalla-Macron në sallë.Nuk kalojne të dy mocionet parlamentare të mosbesimit të paraqitura nga opozita, por mbeten te gjitha hijet mbi rastin, gjykuar tronditëse nga 8 franceze në 10:ajo e një truproje ,26 vjeç në shërbim të Elyseo me një përqendrim të paprecedentë të pushteteve dhe një sërë privilegjesh ende për t’u sqaruar.

Alexandre Benalla duhet te përgjigjet per dhunë,pervetesim të identitetit të policisë dhe shpërndarje të imazheve konfidenciale. Në hetimin gjyqësor janë përfshirë agjentë, zyrtarë të lartë, prefektë, ministra, me role te protagonisteve ose si persona të informuar për faktet. Por ekzekutivi vazhdon ta identifikojë rastin me përgjegjësinë e një individi, duke kufizuar fushën politike dhe mediatike vetem në episodin e Place de la Contrescarpe Paris, ku më 1 maj Benalla rrahu dy protestues në një operacion policor.

Dhe nëse ceshtja parlamentare duket e mbyllur, rasti shpërthen.Del një video e re që tregon ish truprojen e Macron ne veprim disa orë para fakteve tashme te kontestuara te tij dhe Vincent Crase, punonjës i En Marche,I panjohur nga shumica presidenciale dhe nga sekretari i partisë. Të dy duket se ndalojnë dy persona të tjerë në Jardin des Plantes dhe prokuroria ka hapur një dosje tjetër me akuzen për dhunë.

Çështja, e zbuluar nga Le Monde dy javë më parë, po rritet. Por qeveria mund të mbeshtetet në shumicën solide numerike. Dje asgjë për të bërë për opozitën. Asnjëra prej dy mocioneve të mosbesimit nuk arriti pragun prej 289 vota. Vetëm 143 për atë të Gaullist-ëve, 74 për të majtët (përfshirë socialistët). Numra jo të mjaftueshëm për të  rrezuar qeverinë. Por argumentet e ofruara nga opozitaret peshojnë si gurë në një Francë që kurrë si tani kanë ndjekur drejtperdrejt ne tv punët parlamentare dhe ato të komisioneve të hetimit të Dhomës dhe Senatit.

Gjashtë orë diskutime. Kryeministri Edouard Philippe,i forti i mazhorances ,është i prerë: “Ajo që duhej bërë, është bërë. Çfarë doni të mosbesoni, veprimtarinë e ekzekutivit? Reformat? Presidenti i Republikës nuk i përgjigjet sot kësaj asambleje. Kemi te bejme me gabimin e nje personi, hetimi gjyqësor do të qartësojë mbi favorizimet e dyshuara të policisë, nuk ekziston asnjë çështje shteti. ” “Ka te beje në fakt ,gjëmon Jean-Luc Mélenchon me një korte të mrekullive anëtarët e të ciles nuk figurojne në asnjë listë, ku Ministri i Brendshëm thotë se ai nuk i njeh subjektet e përfshira,” këmbëngul lideri I ultra te majtes duke sjellë Elyseo dhe Macron në qendër të diskutimit.

“Benalla nuk është problemi, është simptoma. Edhe në një regjim presidencial, Parlamenti ka për detyrë të kërkojë sqarime mbi një sistem paralel  pushteti që nuk respekton profesionalizmin e shërbëtorëve të shtetit, duke preferuar ti besoje miqësive personale,atij  favorizimi të sëmurë për të cilin kemi dëgjuar në komisionin e hetimit. ” Atmosfera është elektrike. Gjithkush është i vetëdijshëm se ose iken  ose e rrezojne. Macron do të jetë me pushime shkurt (e shtunë) dhe çdo gjë ose pothuaj do te luhet në sallën e gjyqit.

Edhe lepenistët zgjodhen të votojnë të dy mocionet,ate të se majtës dhe te Gaullisteve, të cilët mbështeten në Guillaume Larrivé për diskutimin përfundimtar: “E vërteta është se Macron eshte  pushtuar nga pushteti si Machiavelli u prezantua në Firence më 1498, nuk është nje kryetar shteti, por kreu i një klani që beson mbi rregullat dhe vetë shtetin “. Benalla madje kishte hyre me simbolin e tij personal në Asamblenë Kombëtare gjatë periudhës së pezullimit. “Por ja çfare na keni lënë: dy minuta për të pyetur dhe katër për t’u përgjigjur”.

Sqarime: asnjë.

Veritas.com.al