Pas votimit të Gramoz Ruҫit nga dy deputetë të PD ka reaguar ashpër Jamarbër Malltezi, kreytar i Departamentit të PD dhe dhëndër i ish kryeministrit Berisha.
Malltezi shkruan se sot është thyer morali i PD, dhe se ‘zuzarët kanë shkuar pas parasë’.
“Nese ky lajm eshte i vertete dhe jane shitur qysh sot, seancen e pare te kuvendit 3 deputete te opozites, atehere nuk eshte me faji i Edvinit qe si hajdut blen dhe korrupton, por i PD qe e krijuam me mund, sakrifica dhe perballje me kucedren komuniste por qe tani i eshte thyer busulla morale.
Si do motivojme njerezit e thjeshte kur ata shohin qe dalin ca zuzare qe shkojne sipas parase se piste te edvinit? Pse do votojne PD kur njerezit e thjeshte mund te bejne fare lehte te njejten gje qe benkan ca zuzare? Turp dhe trishtim! Palacollek.”-shkruan Malltezi.
Veritas.com.al/