Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për tre vepra penale: “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”.
Tashmë janë zbardhur 5 rastet kur Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë konsumuar këto vepra penale.
Një prej tyre është gjatë përiudhës 2009-2010 ku është përfshirë Fatime Kryemadhi, mamaja e ish-bashkëshortes së Metës.
SPAK provon se Meta bleu një dublex në zonën e ish- Bllokut përmes vjehrrës.
Dublex rezultonte i blerë me kredi bankare, të marrë nga mamaja e Monikës.
Më pas po ajo, me para cash, e ka larë këtë kredi në një bankë të nivelit të dytë.
Apartamenti me vlerën 310 mijë euro dyshohet se u ble me para nga aktivitete të paligjshme të Ilir dhe Monika Kryemadhit.
“Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i finacuar me kredi bankare.
Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010.
Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare”, bën me dije SPAK.