Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka mbajtur sot një takim me perfaqesues te sindikates se mjekeve qe kane paraqitur 4 kerkesa para qeverise. Në përfundim të takimit me 4 përfaqësuesit e mjekëve në Kryeministri, ministre Manastirliu bëri me dije se do të ngrihen grupe pune mes sindikatës dhe Ministrisë që do të nisin nga e mërkura e ardhshme për realizimin e 4 kërkesave të bluzave të bardha.
“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë, kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afat shkurtër, mesme dhe gjatë për të adresuar kërkesat ee tyre. Takimet do të fillojnë që prej javës që vjen, Ura e komunikimit me ta është e konsoliduar. Ministria e Shëndetësisë është shtëpia e tyre, aty do të zhvillohen të gjitha takimet. Në këtë situatë, forca më e madhe janë ata, do t’i dëgjojmë, do të marrin vendim për të ardhmen e tyre, janë 4 pika që do të diskutohen, janë çështje që do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla se adresojnë situata të ndryshme, kërkojnë ekspertizë më të gjerë. Një vit e pak përpara në saj të punës që kemi bërë së bashku, ndryshimet në Kodin Penal janë realizuar dhe kjo është bërë falë vullnetit të qeverisë. Jemi së bashku, jemi në të njëjtën anë të llogores, do punojmë për të mirën e qytetarëve”, tha Manastirliu.
Pyetur për protestën që po zhvillohej paralel, Manastirliu tha “Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe kemi një rrugë të gjatë”, tha ajo.
Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga mjeku, Gentian Stroni, një nga përfaqësuesit në takim.
“Hodhëm bazat e bashkëpunimit, dhe bëmë një kalendar për realizimin e kërkesë. Do kemi grupet e punës që janë nga sindikata jonë dhe qeveria për të arritur në përfundimet që do të donim të ishin. Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër në grupe më të vogla për detajet. Për t’u vlerësuar fakti që nga pala qeveritare u panë të drejtat për 4 kërkesat, tani do të punojmë për realizimin në detaje”, tha mjeku.
VERITAS.COM.AL/