Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen e bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura, duke filluar nga 1 tetori.
Në një komunikim për media, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se respektimi i protokolleve të sigurisë për këto biznese do të jetë një kusht i panegociueshëm
“Respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik”, tha Manastirliu.