Në llogarinë e saj në Facebook, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin e mjekes Esi Duka, e cila u bën thirrje të gjithëve për të respektuar masat.
“Ajo që dua t’u them unë qytetarëve është respektimi i tre masave kryesore: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës 2 metra nga njëri-tjetri dhe ruajtja e higjienës personale. Duke zbatuar me rigorozitet këto tre mesa, ne shpresojmë t’ia dalim përballë këtij virusi që po gjunjëzon gjithë botën”, deklaron mjekja.
Videon në fjalë, Manastirliu e shoqëroi me shkrimin:
“Dëgjoni mesazhin e Dr. Esi Duka e cila u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat e vendosura dhe të gjithë së bashku t’ia dalim kundër këtij virusi që po gjunjëzon mbarë botën 🙏 #RespektoRregullat↔️😷🧼 Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit🙏🏼 🤜#COVID19🤛”