Një muaj pas votimit, mjegulla paszgjedhore në Shtetet e Bashkuara nuk është pastruar ende plotësisht. Fushata gjyqësore e Presidentit Donald Trump nuk ka arritur ende rezultatet e dëshiruara, si dhe rinumërimin në disa shtete kryesore si Georgia dhe Wisconsin. Në këtë mjegull janë tërhequr edhe një seri historish dhe teorish që janë përhapur nga galaksia e QAnon. Por jo vetëm.
Një nga raportet e fundit, mbase më spektakolari, na çon në Gjermani, më saktësisht në Frankfurt. Kjo u tha nga një gjeneral ne pension i forcave ajrore,Thomas McInerney, i ftuar i Rrjetit të Transmetimeve Ëvw. Sipas veteranit të Vietnamit, ditët e fundit ka pasur një operacion nga forcat speciale të Ushtrisë Amerikane në tokën gjermane. Fakti kurioz dhe i bujshëm është se operacioni dyshohet se është kryer kundër një strukture të CIA-s që mbante disa servera sekretë.
Ajo qe tregon McInerney është mjaft e detajuar. Sipas burimeve të tij, gjashtë vetë, pesë ushtarë Delta Force dhe një operativ i CIA-s u vranë në ndeshjen me zjarr. Gjithashtu sipas këtyre burimeve, operativët e CIA-s kishin mbërritur nga Afganistani për të përmirësuar nivelin e mbrojtjes rreth strukturës. Sipas zyrtarit, serverat përmbanin prova të manipulimit elektoral që kishin lejuar Joe Biden të përmbyste rezultatin në favor të tij. Midis dokumenteve kishte prova se Kina, Irani dhe Rusia komplotuan për të dëbuar Trump nga Shtëpia e Bardhë, në favor të kandidatit Demokrat.
Historia e McInerney
Gjenerali McInerney është një figurë kontroverse. Pas largimit në 1994 ai filloi një karrierë të gjatë si analist. Nga 2002 deri në 2008 ai ishte i ftuar fiks në Fox News me gati 150 pjesëmarrje. Gjatë viteve ai ka thënë se është pro luftës në 2002 në Irak dhe gjithmonë është shquar për pozitat ndërhyrëse, duke përsëritur nevojën për operacionet e ndryshimit të regjimit në Iran dhe Korenë e Veriut.
Në vitet e fundit, ai gjithashtu ka filluar të mbështesë disa pozicione shumë të diskutueshme. Në veçanti, në vitin 2010 ai ishte një nga mbështetësit e teorisë, sipas së cilës Barack Obama nuk lindi në Shtetet e Bashkuara dhe prandaj pushtoi në mënyrë të paligjshme Shtëpinë e Bardhë.
Në veçanti, McInerney u shqua gjatë një procedimi të gjykatës ushtarake kundër kolonelit Terry Lakin, i cili përfundoi para gjykatës marciale për shkak se refuzoi të shkonte në Afganistan, duke u justifikuar me faktin se komandanti i përgjithshëm nuk ishte vërtetë President. Gjatë katër viteve të fundit McInerney e ka treguar veten të jetë një nga mbështetësit më të zëshëm të Presidentit Trump, një nga ushtarakët e pare që siguroi mbështetjen e tij në 2016 dhe për ta konfirmuar atë këtë vit.
Çfarë dimë vërtet për sulmin?
Një nga elementët më të diskutueshëm që rrethon figurën e McInerneyt është se vitet e fundit mbështetja e tij për presidentin ka rrëshqitur gjithnjë e më shumë brenda galaktikës komplotiste amerikane. Dhe këtu vijmë te sulmi i Frankfurtit. Fjalëve te McInerneyt nuk ju shtuan konfirmime të tjera. Një zëdhënës i ushtrisë amerikane e ka mohuar kategorikisht, ndërsa CIA, si zakonisht, as nuk e ka mohuar e as konfirmuar. Problemi, përtej burimeve zyrtare, është se përveç fjalëve të McInerneyt, asnjë burim tjetër nuk ka arritur në gjendje të konfirmojë edhe sikur vetëm levizje të çuditshme në tokën gjermane.
Një problem tjetër në rrëfimin e McInerneyt lidhet me faktin se rreth këtij fakti, teori të tjera paralele të pakonfirmuara kanë filluar të lulëzojnë, veçanërisht në ambjentet QAnon. Njëra prej tyre përfshin drejtpërdrejt Gina Haspel, drejtoresha aktuale e CIA-s. Sipas këtyre teorive, Haspel u arrestua për tradhti, sipas të tjerëve ajo vdiq për shkaqe natyrore. Ndërsa sipas të tjerëve ajo kishte vdekur në sulmin e famshëm gjerman. Zërat e tjerë janë edhe më krijues. Sipas qarqeve të QAnon, Haspel u plagos rëndë gjatë sulmit para se të transportohej në kampin e paraburgimit në Gjirin Guantanamo dhe të arrestohej atje për tradhti. Thashetheme dhe teori që nuk janë konfirmuar kurrë por as jane mohuar.
Në javët e mëparshme gjenerali kishte promovuar edhe një teori tjetër, atë të Hammer dhe Scorecard. Sipas McInerney, Hammer ishte një super softuer i konceptuar nga CIA për operacionet e mbikëqyrjes, ndërsa Scorecard ishte një paketë që do të lejonte ndryshimin e numrave të vërtetë të votave. Teoria është shqyrtuar dhe mohuar më shumë se çdo gjë tjetër sepse bazohet në manipulimin e komunikimit të rezultateve të votimit, gjë që sidoqoftë është shumë e vështirë për tu provuar pasi në shumicën e qarqeve rezultatet vërtetohen nga zyra zgjedhore në prani të përfaqësuesve të partive dhe vetëm më pas dërgohen në mënyrë elektronike.
Efektet e teorive QAnon
Historia e drejtoreshes së CIA-s,e sulmit ne gjermani dhe softuerit, përfaqësojnë një nëngrup të një ekosistemi më të gjerë që u ngrit dhe u zgjerua pikërisht në botën e QAnon. Një pjesë thelbësore e këtij rrëfimi bazohet në dy elemente: serverat jashtë vendit në të cilët do të mbaheshin provat e manipulimit dhe disa kompani te menaxhimit te votimeve. E para do të ishte kompania spanjolle Scytl, një kompani që prodhon softuer për raportimin e votave gjatë netëve të zgjedhjeve me qendër në Barcelona. Ndërsa i dyti do të ishin Sistemet Kanadeze të Votimit Dominion.
Një nga shumë teoritë pretendon se serverat në Frankfurt ishin ata të kompanisë spanjolle, e cila megjithatë mohoi të ketë pasur zyra në qytetin gjerman dhe gjithashtu mohoi të ketë marrë, të paktën ligjërisht, financime nga personalitete të tilla si George Soros dhe Bill Gates.
Kompania e dytë u morr ne shënjestër jo vetëm nga komplotistët e QAnon, por edhe nga ekipi ligjor i Trump i udhëhequr nga Rudy Giuliani. Ekipi akuzoi Dominion për lidhje me Venezuelën në veçanti për përdorimin e softuerit të krijuar nga një kompani e dytë, Smartmatic, e cila midis ortakëve themelues kishte disa bashkëpunëtorë të ish presidentit Hugo Chavez.
Pak si historia që ka përfshire Gina Haspel,edhe historia e Dominionit gjithashtu përfundoi duke përzier aspekte reale me teoritë e komplotit. Media konservatore The Dispatch analizoi pretendimet e Giulianit në thellësi për të parë nëse ishin të vërteta apo jo. Përfundimet e para në të cilat arriti ishte se lajthitja e tepruar e teorive e bëri gati të pamundur të kuptohej nëse pas kësaj mase historish kishte vërtet një përfshirje të kompanisë në operacione anti-demokratike. Në rrjedhat e ndryshme të teorive Smartmatic herë pas here ndryshonte emrin e saj, duke u bërë për shembull Systematic dhe duke e bërë gjithçka edhe më konfuze.
Në analizën e tij The Dispatch ka theksuar që kompanitë ekzistojnë dhe kanë operuar në disa qarqe gjatë votimit nëntorin e kaluar. Por përfshirja e tyre ishte minimale. Për shembull, Smartmatic, lindur në Boca Raton, Florida në 1999, ka operuar vetëm në Qarkun Zgjedhor të Los Anxhelosit. Lidhjet e pretenduara me Venezuelën janë gjithashtu reale edhe nëse janë të kufizuara. Kompania në fakt u krijua nga tre venezuelianë dhe në 2004 ofroi mbështetje për Karakasin për referendumin e thirrur nga opozita e cila më vonë u fitua nga Chavez.
Duke gërmuar më thellë, gjithashtu zbulohet edhe se ekziston një lidhje indirekte midis Smartmatic dhe Dominion dhe se kjo lidhje kalon përmes një kompanie të tretë, Sequoia Voting Systems, një kompani amerikane që merrej me mjetet për komunikimin e votave. Në 2005 Smartmatic bleu Sequoian dhe më pas e shiti atë disa vjet më vonë tek një konsorcium i perandorëve amerikanë. Në vitin 2010 Dominion do të merrte kontrollin e inventarit dhe pronësise intelektuale të kompanisë nga shoqeria.
Në vitet në vijim Dominion punoi në ato software duke zhvilluar të reja dhe duke modifikuar përdorimin e tyre. Në fakt, duke ridimensionuar pretendimet sipas se cilave kompania kanadeze përdori programe te Smartmatic. Edhe në vitin 2012 të dy kompanitë u përplasën në gjykatë për të drejtat e shfrytëzimit të disa licencave.
Ky rindërtim, qoftë edhe pak i mërzitshëm nëse duam, është i dobishëm për të kuptuar se sa teori të galaktikës komplotiste janë të lidhura me elementë të vërtetë. Shoqëritë në fjalë janë reale, dhe disi ato kanë rënë në kontakt me njëra-tjetrën, por vetëm këto elemente nuk janë të mjaftueshme për të demonstruar një dizenjim subversiv.
Në mënyrë paradoksale, këto teori rrezikojnë të marrin efektin e kundërt në lidhje me atë të dëshiruar. Ato krijojnë një ekran tymi në të cilin elementët e vërtetë përzihen me sugjerime dhe gjysmë të vërteta dhe krijojnë kushtet për të mos arritur kurrë në të vërtetën. Dyshimet e ligjshme në lidhje me sigurinë e softuerit dhe brishtësinë e sistemit të mbledhjes së votave rrezikojnë të bien në hije në favor të komploteve të paprovuara kurrë.
VERITAS.COM.AL/